Politike

VD-Rama udhëzon SPAK tek Berisha: Kush vrau?Drejtësia e re po vonon, dënuan Vodën për peshk

9 Prill 2022, 11:41 Nga DOSJA
VD-Rama udhëzon SPAK tek Berisha: Kush vrau?Drejtësia e re po vonon,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka udhëzuar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) orientoi se ku duhet të fokusoheshin. Në fjalën e tij në Kongresin e PS-së, Rama u shpreh drejtësia e re po vonon për shqyrtimin e çështjeve të tjera që kanë “tronditur” vendin sipas tij, por merrem me një zyrtare (Rovena Voda) që mori një arkë me peshk.


Për të bërë detyrën ishte zgjedhur dhe kush e dogji Shqipërinë në zjarrin e piramidave dhe kush i hodhi në erë, edhe kush i vrau në Bulevard. Drejtësia e re ende po vonon, apo po ngurron, nuk e di akoma këtë që të hyjë në kriterin e vullkanit, e dënon një zyrtare (Rovena Voda) për një arkë peshk për një punësim të pakryer,”-u shpreh Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

E kthyem krizën në një mundësi të re, pastaj në një rrugë të re dhe tani hap pas hapi në një realitet të ri dhe jo vetëm për ato familje, por dhe për gjithë pëlhurën urbane dhe sociale të gjithë zonës së prekur nga tërmeti nga Rrësheni deri poshtë në Kavajë. Unë jam krenar sot për historinë që kjo parti, Partia Socialiste e Shqipërisë si forcë qeverisëse, ka shkruar përgjithmonë me ringritjen e fuqishme nga gërmadhat e tërmetit dhe mbi të gjitha jam shumë krenar si socialist për faqen më të bukur të kësaj historie, shtëpitë falas!

Falas për të gjitha familjet e prekura, pa asnjë përjashtim! Diçka që vende të tjera më të pasura se ne nuk e kanë bërë, por ne e bëjmë jo se jemi më të mirë apo se jemi më të zotë se ata, por e bëjmë pikërisht sepse nuk jemi aq të pasur dhe prandaj nuk mund të kërkojmë nga më të varfrit, që janë shumica dërrmuese e të prekurve nga tërmeti, interesa kredish sado të buta. Ja pse gjithçka e pagoi dhe do ta paguaj deri në shtëpinë e fundit qeveria nga buxheti i saj, pa harruar ndihmën shumë bujare të dy njerëzve. Të Presidentit të Republikës së Turqisë dhe të Princit të Kurorës së Emirateve të Bashkuara për 550 apartamentet në Kurbin dhe 2000 apartamentet që kanë filluar të ndërtohen në Spitallë. Gjithçka tjetër, kudo tjetër është buxheti i Republikës së Shqipërisë!

Disa thonë dhe i keni dëgjuar dhe ju, “detyrën ke bërë, me taksat tona e ke bërë prandaj jo krenar mos ji por as mos fol fare”. Të gjitha qeveritë dhe të tërë udhëheqësit qysh kur është krijuar qeveria e parë në historinë e njerëzimit, për të bërë detyrën zgjidhen dhe për të administruar në funksion të bashkësisë që drejtojnë, taksat e qytetarëve.

Për të bërë detyrën ishte zgjedhur edhe kush e dogji Shqipërinë në zjarrin e piramidave, edhe kush i hodhi në erë njerëzit pak kilometra nga sheshi kryesor i Tiranës, edhe kush i vrau protestuesit e pafajshëm në bulevard. Është një tjetër histori në këtë mes, që drejtësia e re ende po vonon apo po nguron, nuk e di akoma këtë, që të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive 30 vjeçare, ndërkohë që dënon një zyrtare të lartë për një arkë peshk në këmbim të një punësimi të pakryer, por për këtë mbase do fals pak më tej. Ndërsa dallimin mes qeverive e bëjnë pikërisht vendimet që ato marrin dhe punët që ato bëjnë, natyrisht me taksat që mbledhin.

LAJMI KRYESOR- Mblidhet Kongresi i PS! Nis faza e dytë e punimeve, priten ndryshime në Statut

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama kongres i ps 9 prill 2022 edi rama kongres i ps 9 prill 2022

Sondazh

Poll