Art&Argëtim

“Bashkëshorti im i ardhshëm”, Dafina Zeqiri drejt altarit me Dj Geek

9 Prill 2022, 11:18 Nga DOSJA
“Bashkëshorti im i ardhshëm”, Dafina Zeqiri drejt altarit

TIRANË- Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë një ndër çiftet më të famshëm në botën e muzikës, ku shpesh ata kanë qenë në qendër të vëmëndjes për bëmat e lidhjes së tyre.

Së fundmi këngëtarja postoi një foto me Dj Geek dhe foton e shoqëroi me një mbishkrim ku I referohej si bashkëshort i ardhshëm.

“I dashur bashkëshorti im i ardhshëm, je më i miri. Të dua”-shkruan ajo në Instagram.

Kjo ka bërë që fansat të mendojnë se ata janë në prag të martesës. Nuk dihet nëse këngëtarja ka dashur të zbulojë ndonjë detaj mbi një dasëm që mund të ndodhë së shpejti.

Dafina Zeqiri prej vitesh po shijon një lidhje dashurie me DJ Geek, i cili po ashtu është pjesë e grupit Moneyz. Dyshja e konfirmoi romancën e tyre në fillim të 2020-ës. Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz dafina zeqiri dhe dj geek dafina zeqiri dhe dj geek

Sondazh

Poll