Art&Argëtim

Periudha e vështirë me bashkëshorten! Gentian Zenelaj: Kanë qenë 4 muaj të tmerrshëm

9 Prill 2022, 06:22 Nga DOSJA
Periudha e vështirë me bashkëshorten! Gentian Zenelaj: Kanë

TIRANË– Aktori Gentian Zenelaj, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku ka zbuluar shumë momente nga jeta e tij private, përfshirë dhe fillimet e lidhjes me Aidën, që sot është bashkëshortja e tij dhe nëna e dy fëmijëve, Danielit dhe Arias. Genti tregon se në menjëherë pas diplomimit, ata janë kthyer në qytetet e tyre përkatëse, dhe komunikimi i vetëm që kanë mbajtur për 4 muaj ka qenë ai përmes letrave në postë. Aktori tregon se më pas ai i ka kërkuar bashkëshortes të bëhej gati pasi do të shkonte ta merrte.

‘Ditët që ne morëm diplomat në dorë, ajo iku në Gjirokastër dhe unë në Lezhë, ka qenë shumë e vështirë. Atëherë nuk kishim celular dhe lidhjen e mbajtëm me postë, rroftë Posta Shqiptare (qesh). Ajo akoma nuk i kishte thënë gjë prindërve, por një ditë i bëra një telefonatë dhe i thash: Bëhu gati, se do vij të të marr. Por ata kane qenë 4 muaj të tmerrshëm.’- tha aktori.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz aktori gentjan zenelaj aktori gentjan zenelaj

Sondazh

Poll