Art&Argëtim

Armina Mevlani i drejtohet Shkëlzenit: Ti do sjellësh lekët në shtëpi, unë do rris fëmijët

8 Prill 2022, 18:53 Nga DOSJA
Armina Mevlani i drejtohet Shkëlzenit: Ti do sjellësh lekët

TIRANË- Blogerja Armina Mevlani ka deklaruar se ajo është vajzë tradicionale shtëpiake. Gjatë emisionit ‘Goca dhe Gra’, Mevlani tha se burri në shtëpi duhet të punojë që të sjell lekët, ndërsa ajo të rris fëmijët. Mevlani, e cila është e lidhur me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishën tha se në momentin që do të bëhet me fëmijë do tu përkushtohet atyre me kohë të plotë.

“Unë e kam thënë gjithmonë këtë gjë sepse mendoj se ne femrat kemi më shumë shpenzime, duhet të bëjmë thonjtë, duhet të mirëmbahemi. Dhe detyra e femrës, përveçse të punojë është që të përkujdeset që familja të jetë në rregull, shtëpia, fëmijët, kështu që ka një punë të dyfishtë. Prandaj burrat të punojnë edhe… Unë jam tradicionale në aspektin që mua më pëlqen të punoj, por në momentin që do të kem fëmijë do t’i dedikohem më shumë rritjes së fëmijëve se sa burrit. Burri është ok, të punojë, të sjelli lekët”, tha ajo.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz armina mevlani armina mevlani

Sondazh

Poll