Art&Argëtim

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck të fejuar? Fotoja ngre dyshimet

8 Prill 2022, 12:12 Nga DOSJA

SHBA– Këngëtarja Jennifer Lopez ndezi thashethemet e fejesës duke mbajtur një unazë të madhe diamanti në gishtin e fejesës në dorën e majtë. Një foto e publikuar nga paparacë të enjten bëri që rrjeti të fillonte të aludonte për një fejesë të mundshme mes këngëtares dhe regjisori Ben Affleck. Sipas Pagesix, këngëtarja 52 vjeçe u pa duke blerë mobilje me vajzën e saj 14-vjeçare, Emme në Los Angeles.

Vetëm dy muaj më parë, Lopez ishte në një turne promovues për filmin e saj të ri, “Marry Me”, në të cilin ajo shprehu dashurinë e saj për Ben Affleck. Ajo tha se nuk mund ta kishte menduar kurrë rikthimin së bashku me regjisorin.

“Është një gjë e bukur”.

Ajo dukej se kishte në mendje një dasmës në atë kohë, sepse kishte veshur edhe një fustan nusërie në premierën e filmit. Nuk dihet nëse çifti janë fejuar dhe presin të bëjnë një dasëm pasi Jennifer nuk ka bërë akoma asnjë reagim. Lopez dhe Affleck ishin në lidhje dy vite më pare. Megjithatë, ata i dhanë fund lidhjes në vitin 2004, pasi vëmendja e medias u bë shumë e madhe për çiftin. Lopez u martua me Marc Anthony në qershor 2004, me të cilin pati dy fëmijë: binjakët Emme dhe Max. Në vitin 2021 ata konfirmuan ribashkimin e tyre.

 (j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz dasma e jennifer lopez dasma e jennifer lopez

Sondazh

Poll