Art&Argëtim

Sërish pas afro dy dekadash! Fejohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

9 Prill 2022, 06:48 Nga DOSJA
Sërish pas afro dy dekadash! Fejohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

SHBA– Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë fejuar sërish. Ishte artistja ajo e cila njoftoi fejesën përmes një videoje, e cila u postua fillimisht në një faqe private, me pagesë. Ajo bëri të ditur në Twitter, se në atë faqe është lajmi i bujshëm. Burime për People bëjnë të ditur se në atë video shihet unaza e madhe prej diamanti, duke lënë të kuptohet se momenti ishte shpallje fejese. Këngëtarja shihet e përlotur ndërsa dëgjohet duke thënë se “Ti je perfekt”.

Major announcement!!!! https://t.co/G5oGxtX0z5 pic.tëitter.com/HTIqbHMJ2M

— jlo ? (@JLo) April 9, 2022

Lopez dhe Affleck ndezën thashethemet e fejesës në fillim të javës, kur ajo u fotografua me një unazë në gisht ndërsa bënte pazar me vajzën 14-vjeçare Emme. Çifti fillimisht filloi të takohej në vitin 2002. Në nëntor të atij viti, Affleck i propozoi Lopez me një diamant me vlerë 2.5 milionë dollarë. Por lidhja e tyre përfundoi mirëpo dashuria jo. 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz ben affleck jennifer lopez ben affleck jennifer lopez

Sondazh

Poll