Art&Argëtim

Shuplaka ndaj Rock, The Academy: Will Smith për 10 vite nuk do të marrë pjesë në Oscars

8 Prill 2022, 19:11 Nga DOSJA
Shuplaka ndaj Rock, The Academy: Will Smith për 10 vite nuk do të

SHBA- Will Smith është përjashtuar nga gala e Oscars dhe ngjarje të tjera të Akademisë për 10 vjet pasi aktori goditi Chris Rock në Oscars. BBC skruan se Akademia e Arteve dhe Shkencës së Filmit, e cila organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve, u mblodh praktikisht të premten për të diskutuar masat disiplinore.

Smith ka kërkuar falje për veprimet e tij dhe ka dhënë dorëheqjen nga Akademia. Aktori goditi Rockun për shakanë që ky i fundit bëri mbi gruan e tij, si pasojë e alopecisë së rënies së flokëve. Më pak se një orë më vonë, atij iu dha çmimi i aktorit më të mirë për rolin e tij në “King Richard”, ku luajti babain e yjeve të tenisit Venus dhe Serena ëilliams.

Në një deklaratë, Akademia tha se çmimet Oscar ishin të habitur nga sjellja e papranueshme e Smith. Ndërkohë që në deklaratën e tij të tërheqjes së çmimit, Smith tha se kishte tradhtuar besimin e Akademisë dhe ishte zemërthyer për veprimet e tij.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz chris rock the academy will smith chris rock the academy will smith

Sondazh

Poll