Bota

Detaje nga vdekja e 3 vajzave, Irina 6-muajshe u mbyt, zhvarroset trupi i Georginës

9 Prill 2022, 10:18 Nga DOSJA
Detaje nga vdekja e 3 vajzave, Irina 6-muajshe u mbyt, zhvarroset trupi i

GREQI- Zbulohen detaje të reja mbi vdekjen e 3 vajzave nga Patra të Greqisë nga nëna e tyre Roula Pispirigou. Ekspertiza mjeko-ligjore dhe ekzaminimi i vajzës së vogël, Irinës 6 muajshe, rezultoi se ka vdekur nga mbytja, pasi evidentohen gjetje patognomonike të asfiksisë, si kongjestion i rëndë në të gjitha organet (mëlçi, shpretkë, veshka, gjëndra mbiveshkore etj.).

Sipas Protothema, një e afërme e saj, e cila dyshohet se i përdor lëndë narkotike, po ekzaminohet nga autoritetet si personi që mund ta ketë ndihmuar atë të gjejë ketaminën. Personi konkret, në fakt, nuk përjashtohet të thirret për të dëshmuar nëse ka ndihmuar Pispirigou për të gjetur substancën në fjalë.

Policia ka marrë të dhëna për këtë person, i cili ka qenë bashkëbisedues i rregullt i të akuzuarës para se të caktohet masa e paraburgimit. Nga hapja e 8 celularëve të Roulës, por edhe nga kërkimet e saj në internet, mund të zbulohet një “kombinim” që do të nxjerrë në dritë mënyrën se si ketamina arriti në duart e saj, nëse sigurisht nuk është dikush tjetër që i ka dhënë substancën.

Zhvillimet janë përshpejtuar, pasi hetuesi i 18-të i Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës urdhëroi dje zhvarrosjen e trupit të Georginës. Fakti që përfundimisht është lëshuar urdhri i zhvarrosjes do të thotë se diçka dyshohet nga zyrtari i gjykatës, diçka që 33-vjeçarja e bëri ose me të afërmin e saj ose në ndonjë mënyrë tjetër dhe donte ta “varroste” për të zhdukur çdo gjurmë.

Pak para orës 7:30 të mëngjesit të së shtunës, filloi në varrezat e Agios Athanasios në Patras zhvarrosja për trupin e 9-vjeçares Georgina. Në varreza janë prezent oficerë policie, një mjek dhe një prokuror, prifti, të afërmit, njerëz të Bashkisë, por edhe një hetues privat.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni greqi roula pispirigou vdesin vajzat ne greqi greqi roula pispirigou vdesin vajzat ne greqi

Sondazh

Poll