Aktualitet

Arrestohen 6 turq në Durrës, në kërkim bullgari që i pajisi me dokumente false

9 Prill 2022, 08:31 Nga DOSJA
Arrestohen 6 turq në Durrës, në kërkim bullgari që i

DURRËS- Një 53-vjeçar me origjinë bullgare është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi organizonte dhe kryente falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit. Policia e Durrësit bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Identiteti”, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim të 53-vjeçarit, i identifikuar vetëm me inicialet F. S. 53-vjeçari akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, pasi ka ndihmuar nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, 6 shtetas turq, të cilët janë arrestuar në flagrancë, pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin në Durrës, me karta identiteti bullgare të falsifikuara.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Identiteti”.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit të Durrësit dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Zbardhet skema e falsifikimit të dokumenteve, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fititmit. Identifikohet dhe shpallet në kërkim 53-vjeçari bullgar që organizonte dhe kryente falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit, i cili ka mundur të largohet jashtë vendit. Më herët, në Portin e Durrësit, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 6 shtetas turq, të cilët tentuan të përdornin dokumente të falsifikuara për të kaluar kufirin.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, në bashkëpunim me DRKM Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Identiteti”, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit bullgar F. S., 53 vjeç.

Si rezultat i punës hetimore, nga ana e Seksionit të Krimit Ekonomik u vërtetua skema e falsifikimit të dokumenteve dhe e përdorimit të tyre. 53-vjeçari dyshohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, pasi ky shtetas, ka ndihmuar nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, 6 shtetas turq, të cilët janë arrestuar në flagrancë, pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin në PKK Durrës, me karta identiteti bullgare të falsifikuara, për në zonën Schengen.

Në bashkëpunim me homologët vijon puna për kapjen e shtetasit bullgar të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për hetime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durres operacioni identiteti durres operacioni identiteti

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Prill 2022, 06:45

Hapen 10 korridore humanitare në Ukrainë

UKRAINË- Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk ka thënë se do të hapen dhjetë korridore humanitare për evakuiimin e njerëzve nga qytetet që ja...