Aktualitet

Turisti polak rrëzohet në ‘Kanionet e Gjipesë’, pëson frakturë në këmbë

8 Prill 2022, 17:54 Nga DOSJA
Turisti polak rrëzohet në ‘Kanionet e Gjipesë’,

VLORË- Një turist polak është rrëzuar mesditën e sotme në ‘kanionet e Gjipesë’. Mësohet se se turisti nga rrëzimi ka pësuar frakturë në këmbë. Në vendngjarje ka shkuar policia për të bërë të mundur shpëtimin e tij, ku janë angazhuar 7 efektivë të forcave “Delta” dhe 5 efektivë të shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarret dhe Shpëtimit.

Njoftimi i Plotë:

Vlorë/Informacion paraprak Më datë 08.04.2022, rreth orës 13:30, në Sallen e Komandës dhe Kontrollit DVP Vlorë, është marrë një telefonatë nga një shtetas Polak, turist, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ishte rrëzuar në vendin e quajtur “Kanionet e Gjipesë” dhe ka pësuar frakturë në një këmbë. Menjëherë në drejtim të tij janë nisur shërbimet e Policisë Himarë, MNZ Himarë dhe një mjet i Urgjencës Mjekësore.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll