Aktualitet

AXHENDA/ Rama flet në pjesën 2, zbardhen punimet e Kongresit në PS, e ndarë në 5 sheshe

8 Prill 2022, 21:00 Nga DOSJA
AXHENDA/ Rama flet në pjesën 2, zbardhen punimet e Kongresit në

TIRANËDosja.al ka zbardhur axhendën e Kongresit të Partisë Socialiste që nis punimet nesër në orën 09:30. Gjithçka do të jetë e ndarë në dy pjesë e tre vendndodhje. Në pjesën e parë do të jenë pesë panele që do të zgjasin deri në orën 11:30. Për Rininë, Inovacionin e Fëmijët do të flitet tek Kollonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza; për Rininnë, Evropën dhe Sigurinë tek Holli i Pallatit të Kongreseve; për bujqësinë dhe sigurinë ushqimore tek Sheshi Nënë Tereza; për energjinë, mobilitetin e mjedisin tek Sheshi Italia ndërsa për Shëndetësinë e Mbrojtjen sociale do të flitet tek hapësira para hyrjes se Pallatit te Kongreseve. Pjesa e dytë nis në orën 12:00 me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS. Më pas do të ketë prezantime nga Elisa Spiropali, Ditmir Bushati e Taulant Balla. Pas tyre do të flasë kryeministri Edi Rama.

Axhenda:

Kongresi i Partisë Socialiste nis punimet e tij në orën 9.30.

Në pjesën e parë do të jenë 5 panele që do të zgjasin nga ora 9.30-11.30:

-Rinia, Inovacioni, Fëmijet

Vendi: Kollonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza

-Rajoni, Europa, Siguria

Vendi: Holli i Pallatit të Kongreseve

-Bujqësia dhe Siguria Ushqimore

Vendi: Sheshi Nënë Tereza

-Energjia, Mobiliteti, Mjedisi

Vendi: Sheshi Italia

-Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale

Location: Hapesira para hyrjes se Pallatit te Kongreseve

Pjesa e dytë nis në 12:00 – HAPJA E PUNIMEVE me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS

KËSHILLIMI KOMBËTAR – Paraqitje e rezultateve të procesit dhe objektivat. Elisa Spiropali.

ANGAZHIMI NË POLITIKË – Hapja dhe fuqizimi i Partisë Socialiste. Ditmir Bushati.

PËRFAQËSIMI i qytetarëve dhe PËRGJEGJËSITË e mazhorancës. Taulant Balla.

Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi RAMA.

B)Sesioni i punimeve formale -Çelja e pjesës organizative.

STATUTI – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së. Blendi Klosi.

DIGJITALIZIMI – Prezantim i platformës së re digjitale. Etjen Xhafaj  

DISKUTIME – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.

MBYLLJA E PUNIMEVE TË KONGRESIT

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike kongres i ps 9 prill 2022 kongres i ps 9 prill 2022

Sondazh

Poll