Aktualitet

‘Nightwalker’/ Kryente vjedhje gjatë orëve të vona të natës, arrestohet 26-vjeçari në Dibër

9 Prill 2022, 07:10 Nga DOSJA
‘Nightwalker’/ Kryente vjedhje gjatë orëve të vona

DIBËR– Një 26-vjeçar është arrestuar në Dibër nga policia pasi dyshohet si autor i disa vjedhjeve në zonë. I riu me inicialet F.K, banues në Peshkopi gjatë orëve të vona të natës, dyshohet se ka kryer disa vjedhje në fshatin Arras dhe në qytetin e Peshkopisë (në një kancelari dhe në banesa).

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Nightëalker”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Dibër, në bashkëpunim me strukturat Hetimore të DVP Dibër. Zbardhen tre vjedhje të ndodhura më parë, kapet dhe ndalohet një 26 vjeçar, i dyshuar si autori i këtyre vjedhjeve. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar në informacionet e grumbulluara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me DVP Dibër, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i punës së mirë organizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Nightëalker”, në kuadër të të cilit u bë kapja e shtetasit F. K., 26 vjeç, banues në Peshkopi. Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe provat e sekuestruara, dyshohet se 26-vjeçari, është autori disa vjedhjeve.Ky shtetas gjatë orëve të vona të natës, dyshohet se ka kryer disa vjedhje në fshatin Arras dhe në qytetin e Peshkopisë (në një kancelari dhe në banesa).Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet diber vjedhje ne diber diber vjedhje ne diber

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Prill 2022, 06:45

Hapen 10 korridore humanitare në Ukrainë

UKRAINË- Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk ka thënë se do të hapen dhjetë korridore humanitare për evakuiimin e njerëzve nga qytetet që ja...