Aktualitet

Hapen 10 korridore humanitare në Ukrainë

9 Prill 2022, 06:45 Nga DOSJA
Hapen 10 korridore humanitare në Ukrainë

UKRAINË- Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk ka thënë se do të hapen dhjetë korridore humanitare për evakuiimin e njerëzve nga qytetet që janë nën rrethim nga forcat ruse. Ajo ka thënë se korridoret do të hapen ditën e shtunë pasi kanë rënë dakort me palën ruse.   Sipas Sky News, Vereshchuk ka thënë se në rrugët e planifikuara njerëzit duhet të dalin nga qyteti i sulmuar i Mariupolit me transport privat.

Njoftimi vjen një ditë pasi rreth 6,665 njerëz u evakuuan nga qytetet e Ukrainës përmes korridoreve humanitare sipas zyrtarëve ukrainas.

Një numër i lartë i njerëzve po përpiqen të largon për në përëndim pasi pritet për një ofensivë ruse në lindjen industriale të Ukrainës në ditët dhe javët e ardhshme.

Të premten, një stacion hekurudhor në Kramatorsk, ku mijëra njerëz ishin përpjekur të hipnin në trenat për të siguruar sigurinë, u godit nga një sulm me raketa, duke vrarë të paktën 50 njerëz.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet iryna vereshchuk lufta ukraine-rusi iryna vereshchuk lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll