Politike

Intervista e Ramës te Fevziu, Edona Bilali reagon për “Zeusin”: Qesharake! Ju më çudisni

8 Prill 2022, 10:40 Nga DOSJA
Intervista e Ramës te Fevziu, Edona Bilali reagon për

TIRANË– Ministrja Edona Bilali ka reaguar sërish pas bujës që po bën në rrjet deklarata e saj për kryeministrin Edi Rama. Bilali thotë se situata është bërë dhe më qesharake por dhe absurde. Ajo komenton momentin kur video e saj u transmetua në emisionin ‘Opinion’, duke thënë se lajmi që u transmetua në media ishte bërë për kultin e individit. 

REAGIMII I EDONA BILALIT:

Kur copëza e shkëputur qëllimisht u bë virale, dallga e parë nuk më çuditi, veçse më faktoi një shkrim që kisha bërë vite më parë, për numrin e lartë të artikujve të cilët mbeten vetëm tituj. Njerëzit nga jeta dinamike, nga sasia e informacionit në rrjet, por edhe nga tendenca për tu kuriozuar për rubrika të zeza, rozë, bullizuese etj, më shumë sesa faktet apo fenomenet pozitive që na rrethojnë, zgjedhin që si fshesë me korent me fuqi të lartë, të thithin informacionin që u shërbehet pa e procesuar. Situata u bë qesharake por edhe pak absurde, kur njerëz të vlerësuar publikisht edhe nga unë, edhe pasi e kishin dëgjuar videon vijonin të kishin të njëjtin mendim. Kjo ishte edhe më shqetësuese. Mbrëmë ishte shembulli i radhës me Blendin dhe me portalin që citoi, që kishte bërë lajmin për kultin e individit. E lexova përciptazi dhe çudia ishte vetëm tek fakti që nuk gjeta asgjë investigative veç provës së radhës të fshesës me korent. Me bindjen e plotë që impakti i këtij shkrimi është sërish 0-0,01%, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë.

Bilali bëri xhiron e rrjetit pak javë më parë, pasi një video ku ajo dëgjohej të fliste për Ramën u bë virale. Ajo e krahasonte kryeministrin Edi Rama me Zeusin, perëndinë greke që konsiderohej si dërguesi i bubullimave dhe vetëtimave, shiut dhe erërave.

(k.m.A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edona bilali edona bilali

Sondazh

Poll

Politike 7 Prill 2022, 19:57

DEKLARATA! Rama: Jam dashnor i gruas time

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar veten si një ‘dashnor’ të bashkëshortes së tij. I ftuar në “Opinion”, Rama e t...