Bota

Mali i Zi shpall non grata katër diplomatë rus

8 Prill 2022, 11:39 Nga DOSJA
Mali i Zi shpall non grata katër diplomatë rus

MAL I ZI- Ministria e Punëvë të Jashtme të Malit të Zi ka shpallur non grata katër diplomatë rus. Sipas rtcg, në mars, ministri i Jashtëm malazez dëboi një diplomat rus në bazë të një vlerësimi të shërbimeve malazeze të sigurisë dhe i njëjti vlerësim është arsyeja e dëbimit të ri të stafit të ambasadës ruse. 

“Ministria e Jashtme mori vendimin bazuar në vlerësimin e organeve përkatëse të sigurisë në Mal të Zi për aktivitetet e diplomatëve rusë dhe nenin 9 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”,-thuhet në deklaratë.

Vendimin për shpalljen e katër diplomatëve të padëshirueshëm i është dorëzuar sot ambasadorit rus në Mal të Zi. Sipas deklaratës thuhet se diplomatët rus kanë kohë vetëm shtatë ditë që të largohen nga vendi.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ Hapen korridoret e evakuuimit, Zelenskyy takohet me Von der Leyen dhe Borell në Kiev

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll