Bota

Emmanuel Macron: Nuk ka shpresa që lufta në Ukrainë të përfundojë në ditët në vijim

8 Prill 2022, 11:28 Nga DOSJA
Emmanuel Macron: Nuk ka shpresa që lufta në Ukrainë të

 FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se ka pak shpresa që lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti.

“Kjo luftë për fat të keq nuk do të ndalet në ditët në vijim,”- tha Macron për stacionit francez RTL të premten.

Sipas CNN, ai vuri në dukje 9 majin si një ditë të rëndësishme për ushtrinë ruse, duke e quajtur pothuajse të sigurt që për presidentin Putin 9 maji duhet të jetë një ditë fitoreje.

“Unë mendoj se ata do të përqendrojnë përpjekjet e tyre në Donbas. Mendoj se do të përjetojmë skena shumë të vështira në ditët dhe javët në vazhdim në Donbas”-tha Macron.

Zyrtarët ukrainas gjithashtu kanë thënë se luftime të rënda janë duke u zhvillur në lindje të vendit, pasi janë raportuar shumë bombardime në të gjithë rajonin e Donbasit, përpara asaj që ata paralajmërojnë se mund të jetë një ofensivë e madhe ruse. Macron në fund theksoi se përpjekjet humanitare nga Franca, Greqia, Turqia dhe OKB-ja po përballen me shumë vështirësi sepse ka një refuzim total nga pala ruse.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ Hapen korridoret e evakuuimit, Zelenskyy takohet me Von der Leyen dhe Borell në Kiev

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron lufta ukraine-rusi emmanuel macron lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll