Bota

“Nuk mund ta quaj Hitler”, Vuçiç konfirmon mbështetjen ndaj Putinit: Ai nuk është i çmendur

8 Prill 2022, 11:18 Nga DOSJA
“Nuk mund ta quaj Hitler”, Vuçiç konfirmon

SERBI– Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike të mërkurën me Vladimir Putin, i cili e ka uruar për fitoren e gjedhje të 3 prillit. Vuçiç ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me Putin ku pas nisjes së luftë në Ukrainë pavarësisht se ka bërë thirrje për paqe ende nuk e ka dënuar atë dhe nuk ka vendosur sanksione ndaj saj.

Në një intervistë të dhënë mbrëmë Vuçiç ka treguar detaje nga biseda dypalëshe ku u shpreh se ata folën për gjithçka duke nisur nga kriza për gazin dhe naftën.

Ai ishte shumë i drejtë. Po ju jap një detaje nga biseda. Folëm për të gjitha, për gazin, naftën, Biseda ishte e mirë dhe korrekte. Ne njihemi prej kohësh dhe nuk mund dhe nuk do ta pranoj qasjen, që ai të quhet Hitler dhe i çmendur” ka thënë Vuçiç.

Vuçiç i doli në krah Putinin edhe pse ditën e djeshme Serbia votoi pro rezolutës për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.

“Ai nuk është i çmendur, as nuk vepron në mënyrë histerike. Ai foli shumë qëndrueshëm, qetë dhe në mënyrë racionale në bisedën me mua. Arritëm pajtueshmëri  të rëndësishme dhe kjo është shumë me rëndësi për Serbinë. Ai donte të më informonte për situatën në Ukrainë dhe për Buçën, planet… Ai tha se gjithçka po shkon sipas planeve të tij. I thashë se nuk kishte pse të ma thoshte këtë, sepse unë jam president i një vendi të vogël që nuk mund të përcaktojë fatin e botës dhe që kërkon të largohet nga gjithçka, të shpëtojë një vend të sulmuar që di çfarë është lufta dhe sanksionet janë. Putini më tha se bisedon edhe me përfaqësues të vendeve edhe më të vogla, madje ai dha një shembull. Ai gjithashtu ka thënë se ka një marrëdhënie të veçantë me popullin serb” shtoi Vuçiç.

Ai shtoi se Putinit ia ka përsëritur konkluzionet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke theksuar se Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic marredheniet rusi-serbi vladimir putin aleksander vucic marredheniet rusi-serbi vladimir putin

Sondazh

Poll