Bota

Vidhet 1.5 ton djath në Holandë, dyshohet se ishte e destinuar për tregun e zi në Rusi

8 Prill 2022, 11:53 Nga DOSJA
Vidhet 1.5 ton djath në Holandë, dyshohet se ishte e destinuar

HOLANDË– Një fermer bulmetor holandez hyri në kasollen e tij për të mjelë lopët e tij një mëngjes javën e kaluar dhe u trondit kur pa se hajdutët kishin hyrë brenda natës dhe i kishin vjedhur mi 60 rrota djathi.

Sipas mediave vendase, rrotat e djathit peshonin 10 kilogramë secila dhe dyshohet se u krye nga një bandë kriminale e organizuar e cila dyshohet se do e shiste djathin në tregun e zi në Rusi.

Ata duhet të kenë qenë duke na parë për një kohë. Porta jonë është gjithmonë e mbyllur, përveç ditës kur vjen qumështi. Ata duhet ta kenë ditur këtë,” tha një nga fermerët.

Hajdutët lanë vetëm djathrat më të pjekur, ndoshta sepse ata ishin në rafte më të larta se ata më të rinjtë.

Theo Dekker, kryetari i organizatës së fermerëve të qumështit Bond van Boerderij-Zuiverlbereiders nuk mendon se vjedhja ishte vepër e amatorëve madje  sugjeroi gjithashtu që djathrat nuk do të rishiten në Holandë, për shkak të kodit të regjistrimit që kërkohet të kenë të gjithë djathrat holandez.

Për shkak të kësaj vjedhjeje dhe të tjerash që kanë ndodhur në të gjithë vendin, Dekker po inkurajon fermerët e qumështit të forcojnë sigurinë e tyre dhe të kujdesen për këdo që duket se po i vështron pronën e tyre.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota theo dekker vjedhje ne holande theo dekker vjedhje ne holande

Sondazh

Poll