Bota

I vetmi që flet me Putin! Dyshime mbi politikën e Macron, si po fiton pikë për zgjedhje

8 Prill 2022, 08:00 Nga DOSJA
I vetmi që flet me Putin! Dyshime mbi politikën e Macron, si po fiton

FRANCË– Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur i gatshëm për të folur, madje dhe ballë për ballë e në telefon disa herë me homologun rus Vladimir Putin. Por për këtë gjë ka mendime të ndryshme; mbështetësit e Macron pretendjnë se liderët e tjerë botërorë nuk e bëjnë dot të njëjtën gjë pasi shkak të mungesës së aftësive të tyre diplomatike, por ka edhe kritikë.

Këta të fundit pretendojnë se duke diskutuar me të, Macron i jep vlerë dhe legjitimon një person (duke iu referuar presidentit Putin) që presidenti i SHBA, Joe Biden e ka përshkruar si kriminel lufte. Por edhe për këtë gjë, mbështetësit e tij shprehen se  mbajtja e linjës së hapur ndaj Moskës eliminon çdo pretendim që Putin mund të ketë në të ardhmën për të justifikuar pushtimin e tij, duke i hedhur poshtë tezën se nuk kishte alternativë diplomatike përveç pushtimit.

Sipas artikullit të CNN, shkruhet se Macron është një njeri që e sheh veten dhe Francën si një forcë për të mirën në skenën botërore të diplomacisë. Dhe megjithëse ndërhyrjet e tij shpesh nuk i përmbushin pritshmëritë, personaliteti i burrit të shtetit po e ndihmon me audiencën duke i siguruar pikë edhe për zgjedhjet, ku kërkon një mandat të dytë. Megjithatë lufta në Ukrainë ka hedhur hije mbi fushatën e zgjedhjeve presidenciale franceze, raundi i parë i së cilës zhvillohet më 10 prill. 

Marrë nga CNN

(d.d.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron france vladimir putin zgjedhjet ne france 2022 emmanuel macron france vladimir putin zgjedhjet ne france 2022

Sondazh

Poll