Aktualitet

Mund të ketë ngecur!Dita 4, nisin kërkimet në lumin Fan për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit

8 Prill 2022, 07:28 Nga DOSJA
Mund të ketë ngecur!Dita 4, nisin kërkimet në lumin Fan

MIRDITË– Trupi i 10-vjeçarit që është mbytur në lumin Fan të Mirditës dyshohet se ka ngecur në një urë të prishur. Edhe sot kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të të miturit, duke shënuar kështu ditën e katërt për kërkimin e 10 vjeçarit. Përveç urës, banorët dhe familjarët kërkojnë që të hapen portat e HEC në Reps, ndërsa kërkimet vazhdojnë. Në kërkime janë angazhuar 14 polumbarë, por ende nuk e kanë gjetur kufomën, e deri më tani paraprakisht dyshohet se trupi i vogëlushit mund të ketë ngecur pranë një ure të dëmtuar disa kilometra larg vendit ku u mor nga rrjedha. Dy ditë më parë u gjet topi i të miturit, për të cilin 10-vjeçari rendi pas mirëpo rezultoi veprim fatal për të…

Familjarët kanë ngritur akuza në drejtim të policisë duke thënë se nëse do të kishin ndërhyrë në kohë, mbase trupi i 10-vjeçarit do të ishte gjendur më herët. Ata deklaruan ditën e djeshme se njoftuar uniformat blu rreth orës 17:00, por pavarësisht kësaj, policia dhe polumbarët nuk kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Në ndihmë të 10-vjeçarit për ta shpëtuar ishte futur edhe i vëllai, por kur nuk ia kishte dalë mbanë që ta shpëtonte është kthyer në shtëpi ku ka njoftuar familjarët për lajmin e trishtë. Ai kishte dalë të luante mbrëmë se bashku me disa shokë të tjerë, po kjo lojë iu kthye në tragjedi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lumi fan mbytet 10-vjecari ne mirdite lumi fan mbytet 10-vjecari ne mirdite

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Prill 2022, 20:23

Digjen qëllimisht dy makina në Vlorë

VLORË– Dy automjete janë djegur këtë mbrëmje në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Karabash të qytetit të Vlorës. Mjetet kanë qenë të par...