Bota

OKB-ja pezullon Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut

8 Prill 2022, 07:53 Nga DOSJA
OKB-ja pezullon Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut

UKRAINË- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi te ënjten për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut pas akuzave të profilit të lartë për mizori të kryera nga ushtarët rusë gjatë luftës në Ukrainë.

Sipas CNN, rezultati i votimit ishte 93 pro, 24 kundër dhe 58 abstenime. Një draft i rezolutës thotë se Asambleja e Përgjithshme mund të “pezullojë të drejtat e anëtarësimit në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të një anëtari të Këshillit që kryen shkelje të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut”.

Projekt-rezoluta shton se këshilli ka shqetësim të madh në lidhje me raportet e shkeljeve të rënda dhe sistematike dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut dhe shkeljeve të ligjit ndërkombëtar humanitar të kryera nga Federata Ruse gjatë pushtimit të saj në Ukrainë.

Asambleja e Përgjithshme duhej të votonte pro nga dy të tretat e vendeve të pranishme dhe që votonin për të hequr Rusinë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Masa pezullon anëtarësimin e Rusisë në Këshill dhe do të nisë një rishikim të çështjes nëse OKB-ja e gjykon të përshtatshme.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ Hapen korridoret e evakuuimit, Zelenskyy takohet me Von der Leyen dhe Borell në Kiev

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota administrata e okb lufta ukraine-rusi administrata e okb lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll