Bota

Rrëfimi i banorëve të fshatit Yahidne, si jetuan për një muaj në bodrum e një shkolle

8 Prill 2022, 07:02 Nga DOSJA
Rrëfimi i banorëve të fshatit Yahidne, si jetuan për

UKRAINË– Yahidne, një fshat 140 km në veri-perëndim u pushtua nga ushtarët rusë për gati një muaj. Në murin e bardhë dhe të lagësht të bodrumit të një shkolle në Yahidne është një kalendar i vizatuar me shkumësa të kuqe. Ai shënon një periudhë traume të paimagjinueshme nga 5 marsi deri më 2 prill për banorët e këtij fshati.

 

 Sipas BBC Mykola Klymchuk, 60 vjeçë, banor i këtij fshati rrëfen me lot në sy përjetimin e luftës që ditën e parë që forcat ruse hyn në fshatin e tyre. Ai tregoi bodrumin ku qëndruan kur u sulmua fshati. Mykola tregoi se kur hyn në bodrumin e shkollës dhe qëndruan për një muaj rreth 130 veta, në një dhomë 65 metra katrorë.

“Ishte një gjysmë metër hapësira ime. Unë flija në këmbë, këtu u lidha me shaminë në parmakë që të mos rrëzohesha, kam kaluar 25 netë kështu” tha Mykola.

Gjithashtu një 15-vjeçare Anastasiia ishte në bodrumin Yahidne së bashku me babanë dhe gjyshen e saj. “Nuk kishte pothuajse asnjë dhomë. Ne jetonim ulur. Ne flinim ulur. Jo se flinim fare. Ishte e pamundur. Kaq shumë predha po zbarkonin këtu, ishte e paduruesh,” tha Anastasiia.

Një tjetër rrëfim i një gruaje 60-vjeçare Nina Vynnyk të këtij fshati, ajo tregoi se bashkë me nipin e saj të vogël  jetonin në banesën e tyre të shkatëruar nga sulmet, ata qëndronin brenda rrënojave.“Ne u rrëzuam nga shpërthimi. Dikush mori një tronditje, dikush u plagos. Kur erdhëm në vete, pashë që vajza ime po bërtiste Mami, mami nuk kam këmbë, ishte e tmerrshme. ” ajo Nina.

LAJMI KRYESOR:Lufta/ Hapen korridoret e evakuuimit, Zelenskyy takohet me Von der Leyen dhe Borell në Kiev

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi mykola klymchuk nina vynnyk yahidne lufta ukraine-rusi mykola klymchuk nina vynnyk yahidne

Sondazh

Poll

Bota 8 Prill 2022, 06:46

Dështoi vaksinimi me detyrim në Gjermani

Për momentin në Gjermani nuk do të ketë vaksinim me detyrim për personat nga mosha 60 vjeç. Projektligji i koalicionit qeveritar nuk mori shumicën e duhu...