Politike

Meta: Në PD u eleminua vota e lirë, Basha nuk ka qenë asnjëherë kryetar

7 Prill 2022, 19:59 Nga DOSJA
Meta: Në PD u eleminua vota e lirë, Basha nuk ka qenë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se kriza në Partinë Demokratike ka ardhur pasi u eleminua vota e lirë. I ftuar në emisioni ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Meta tha se Basha nuk ka qenë asnjëhere kryetar i PD-së, pasi nuk ka asnë asnjë mendim të tij të ligjshëm.

“Kriza ne PD erdhi sepse u eliminua vota e lire. Unë nuk kam dashur të marrë një pozicion për zhvillimet ne PD. Por, Basha nuk ka qenë asnjëherë kryetar në këto 8 vite mungesa e lidershipit të tij ka qenë e qartë. Zoti Basha nuk ka qenë kryetar dhe kur ka qenë i tillë, sepse nuk ka patur kurrë një qëndrim për një çështje nga fillimi deri në fund. Nuk ka pasur kurrë një mendim të tij të ligjshëm edhe për individ të caktuar që kanë qenë në parti, dhe ai ka marr një qëndrim ‘stalinist’ duke i përjashtuar të gjithë. Kuvendi duhet të ishte thirrur nga vetë ai për të vendosur legjitimitetin e tij si kryetar. Nuk e bëri sepse e dinte që ishte një pakicë,” tha Meta.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll