Bota

“Precedent i rrezikshëm”, Rusia u bën thirrje anëtarëve të OKB-së të refuzojnë rezolutën

7 Prill 2022, 15:40 Nga DOSJA
“Precedent i rrezikshëm”, Rusia u bën thirrje

Zëvendës ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Genadi Kuzmin u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara që të refuzojnë rezolutën që pezullon Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, duke e quajtur projekt-rezolutën një precedent të rrezikshëm.

Kuzmin ishte folësi i dytë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të enjten në mëngjes, pas përfaqësuesit nga Ukraina.

“Sot nuk është koha dhe as vendi për teatër. Projekt-rezoluta që po shqyrtojmë sot nuk ka asnjë lidhje me situatën aktuale të të drejtave të njeriut në terren.” – tha ai.

Kuzmin tha se votimi për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut është një përpjekje e Shteteve të Bashkuara për të ruajtur pozicionin e saj dominues dhe kontrollin total për të vazhduar përpjekjen e saj për kolonializmin e të drejtave të njeriut në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Përjashtimi i mundshëm i Federata Ruse nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut mund të jetë një precedent i rrezikshëm. Rusia ka mbrojtur vazhdimisht parimin e bashkëpunimit të bazuar në respektin e ndërsjellë dhe statusin e barabartë si një nga themelet kryesore të arkitekturës së të drejtave të njeriut”, pohoi ai.

Përfaqësuesi rus tha se vendi i tij hedh poshtë akuzat e pavërteta kundër nesh bazuar në ngjarje të inskenuara dhe falsifikime të përhapura gjerësisht.

LAJMI KRYESOR/ Mblidhet Asmableja e Përgjithshme e OKB-së, votohet rezoluta për përjashtimin e Rusisë

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota genadi kuzmin keshilli i te drejtave te njeriut genadi kuzmin keshilli i te drejtave te njeriut

Sondazh

Poll