Politike

VD-Ballkani i Hapur, Rama thumba Albin Kurtit:S’dua të jap mend e as këshilla të pakërkuara

7 Prill 2022, 09:38 Nga DOSJA
VD-Ballkani i Hapur, Rama thumba Albin Kurtit:S’dua të jap mend e as

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar përgjigjen e qytetarëve për pyetjen e tij lidhur me nismën për Ballkanin e Hapur, duke ngulur këmbë se është në të mirën e rajonit. Ndër të tjera në fjalën e tij, Rama shtoi se dhe Kosova duhet që të bëhej pjesë, megjithatë nuk i ka kursyer as kunjat e thumbat për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurit.


“Nuk ka qenë vendmarrja ime që në Ballkan të gjendet dhe Serbia. Është aty dhe është fqinje që do të jetë aty gjithmonë. Ballkani i Hapur nuk bëhet për Serbinë, nuk mbrohen interesat e Serbisë por tonat. Gjithkush tjetër mbron të tijat. Ka interesa konverguese, jo diverguese. Çdo e tillë i shërben paqes.Sa i përket kostos së procesit është minimale në raport me përfitimin nga procesi. Është proces që do të kthehet në traditë, ku në fokus janë marrëdhëniet politike me qytetarët. Politika nuk është spektakli i ulët që jepet në televizor. Politika është kjo, me gjërat që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të njerëzve. Kjo është politikë,”-tha ndër të tjera.

PJESË NGA KONFERENCA: 

Pse nuk dëgjohen qytetarët për taksën e naftës, Rama: Politika fiskale nuk bëhet me referendume. Nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Open Ballkan, Rama: 59% e qytetarëve në nismën e Ballkanit të Hapur është mbështetje e fortë. Mos harroni që procesi ka ndodhur me atë interferencë që thashë. Lufta që nisi Rusia ka pasur impakt psikologjik, u bë zhurmë e madhe në drejtimin që orientuar pyetjen për qëndrimin e Serbisë. Unë nuk kam pritur luftën për të marrë vesh çfarë është politika e jashtme. Nuk ka qenë vendmarrja ime që në Ballkan të gjendet dhe Serbia. Është aty dhe është fqinje që do të jetë aty gjithmonë. Ballkani i Hapur nuk bëhet për Serbinë, nuk mbrohen interesat e Serbisë por tonat. Gjithkush tjetër mbron të tijast. Ka interesa konverguese, jo diverguese. Çdo e tillë i shërben paqes. Kur flasim për paqe, ajo bëhet me ata që ke probleme. Ballkani i Hapur është interes shumë i rëndësishëm, edhe i Kosovës, por jam udhëheqës i Shqipërisë, nuk dua të jap mend dhe as këshilla të pakërkuara. Është në interesin e madh të Shqipërisë që të zgjerojë hapërsirën e lëvizjes. Shkoni pyesni fermerët shqiptarë që prej vitesh kanë marrëdhënie pune me tregun.

Sa i përket kostos së procesit është minimale në raport me përfitimin nga procesi. Është proces që do të kthehet në traditë, ku në fokus janë marrëdhëniet politike me qytetarët. Politika nuk është spektakli i ulët që jepet në televizor. Politika është kjo, me gjërat që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të njerëzve. Kjo është politika. Ballkani i Hapur është në interesin e madh të Shqipërisë që të zgjerojë hapësirën e vet të lëvizjes së njerëzve mallrave kapitaleve e shërbimeve. Nuk e kuptoj këtë insistim që për një aktivitet që njerëzit e bëjnë e bënin dhe para se të lindte Ballkani i Hapur pse mos bëjmë tonën që aktiviteti i njerëzve të mos lehtësohet. Këtë mund ta pjellë vetëm pjesa e mbrapshtë e mendjes shqiptare se pjesa e mbarë nuk e pjell këtë anarki logjike.

LAJMI KRYESOR- Këshillimi Kombëtar,Rama:Do legalizojmë kultivimin e kanabisit mjekësor! Pro “Open Ballkan”

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike albin kurti ballkani i hapur edi rama rezultatet e keshillimit kombetar albin kurti ballkani i hapur edi rama rezultatet e keshillimit kombetar

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2022, 19:08

Sërish larg kamerave, Basha ndalet në Mat

MAT– I dorëhequr nga posti i kryetarit të PD, por Lulzim Basha vijon takimet me demokratët. Ai është ndalur së fundmi në Mat. Nuk dihet temsa për të cilën...