Politike

VD-Legalizmi i kanabisit mjekësor, Rama: Hapim front të ri pune, do na rritet ekonomia

7 Prill 2022, 09:30 Nga DOSJA
VD-Legalizmi i kanabisit mjekësor, Rama: Hapim front të ri pune, do na

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar vendimin e qytetarëve shqiptarë për të legalizuar kanabisin mjekësor si një domosdoshmëri për të rritur ekonominë e vendit. Në një konferencë për mediat pas publikimit të rezultateve, Rama tha se në asnjë prej pyetjeve të hartuara prej tij nuk ka nevojë që më pas të ushtrohen ndryshime Kushtetuese dhe në Kodin Penal. 


PJESË NGA KONFERENCA:

Pyetje: Duhet të sqarojmë vërtetësinë e këtyre mendimeve, sa ekziston mundësia që një person ka shprehur mundësinë e tij më shumë se një herë

Rama: Kemi bërë një fakt për të garantuar anonimitet absolut, një gjë e tillë mund të ndodhë. Ndodhi të tilla janë të statistikisht të parëndësishme. Angazhim qytetarësh të votuar disa herë nuk besojmë të ketë ndodhur. Kini parasysh që për të marrë opinionin e publikut. Kemi të bëjmë me numra më të lartë që e shprehin tendencën e vendimmarrjes, nuk na shqerësohn kjo gjë.

Pyetja: Ka pyetje që kërkojnë ndryshime në Kodin Penal dhe Kushtetuese, si do t’ja arrini?

Rama: Nuk ka asnjë të tillë, kemi pasur dilemë për kahjen, rrugën më të mirë të mundshme që t’i drejtohemi qytetarëve pa asnjë dallim politik. Personalisht jam i lehtësuar dhe i qartë për vendimmarrjet. Zëri i qytetarëve është kumbues për vendimet që do të marrim, do të bëjmë atë që qytetarët kërkojnë. Disa gjëra më shpejt dhe disa të tjera më ngadalë. Shumë shpejt, brenda pak ditësh do të shikoni anëtarët e kabinetit që kanë lidhje me këto vendime do të dalin me angazhime konrekte.

Pyetje: Kultivimi i kanabisit, si do të procedoni sa i përket kësaj çështjeje?

Rama: Do të procedojmë siç shprehen qytetarët. Do të hapim front të ri pune, rritje ekonomike dhe rrtje teknologjike. Ajo që kanë thënë qytetarët do të bëhet.

LAJMI KRYESOR- Këshillimi Kombëtar,Rama:Do legalizojmë kultivimin e kanabisit mjekësor! Pro “Open Ballkan”

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rezutatet e keshillimit kombetar edi rama rezutatet e keshillimit kombetar

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2022, 19:08

Sërish larg kamerave, Basha ndalet në Mat

MAT– I dorëhequr nga posti i kryetarit të PD, por Lulzim Basha vijon takimet me demokratët. Ai është ndalur së fundmi në Mat. Nuk dihet temsa për të cilën...