Aktualitet

LSI kërkon hetim: 38 mijë eurot e Bashkisë Tiranë shkruan në firmën private të Gonxhes

7 Prill 2022, 16:14 Nga DOSJA
LSI kërkon hetim: 38 mijë eurot e Bashkisë Tiranë shkruan

TIRANË– Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka denoncuar Drejtorin e Përgjithshëm të Transporteve, Blendi Gonxhe. Në një postim në Facebook Vasili shkruan se 38 mijë e 800 euro nga paratë e buxhetit kanë shkuar në firmën private të Blendi Gonxhes dhe të bashkëshortes së tij, “Alba Rent”, e cila jep makina me qera. Sipas Vasilit, Bashkia e Tiranës ka kërkuar të marrë makina me qera nga koncensionari i Inceneratorit të Tiranës, kurse ky i fundit i ka marrë 4 prej tyre në firmën private të Elda Gonxhes. Vasili i kërkon SPAK-ut që të nisë hetimet për ngjarjen në fjalë.

Postimi i Vasilit:

Skandali dytë tjetër i madh që trajton qartë marrëdhëniet koncesionar – bashki Tiranë, është edhe kontrata për marrjen e 12 automjeteve me kontratë huapërdorje nga koncesionari i Inceneratorit të Tiranës për Policinë Bashkiake, me sebepin e pandemisë. Koncesionari nuk ka asnjë lidhje me aktivitete që lidhen me shitjen apo dhënien me qira të automjeteve, por ka për detyrë incenerimin dhe trajtimin e mbeturinave sipas marrëveshjes përkatëse. Dokumentat e provojnë qartë këtë gjë, sepse koncesionari i ka marrë ato po me qira nga kompani që kryejnë këto shërbime por këtu vjen edhe një fakt tjetër akoma dhe më interesant. Nga dokumentat që ne disponojmë për një pjesë të automjeteve për katër prej tyre janë marrë nga kompania Alba Rent me administratore Elda Gonxhja, bashkëshortja e Drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja.

Vetëm për këto katër automjete për të cilat ne disponojmë kontratën kompania koncesionare paguan një shumë vjetore prej 38.400 euro qira. Pra, është shumë e qartë sesi janë shpërdoruar paratë publike dhe plaçkitur ato në rrethin e ngushtë të koncesionarit, kryetarit të bashkisë dhe kompani të zyrtarëve të tjerë shtetërorë duke bërë batërdi me paratë publike. Këto janë disa dokumente që ne na u vunë në dispozicion është sigurisht e qartë që SPAK ka të gjitha mundësitë dhe fuqinë ligjore për t’i zbardhur deri në fund për t’i çuar përgjegjësit para ligjit por dhe për të informuar dhe opinionin publik shqiptar mbi gjithçka ka ndodhur.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet blendi gonxhe petrit vasili blendi gonxhe petrit vasili

Sondazh

Poll