Aktualitet

Prishja e sheshit të Flamurit, qytetarët në Vlorë dalin në protestë:Po na zhdukin historinë

7 Prill 2022, 15:18 Nga DOSJA
Prishja e sheshit të Flamurit, qytetarët në Vlorë dalin

VLORË- Qytetarët e Vlorës kanë dalë në protestë pasditen e sotme, pas projektit për prishjen e sheshit të Flamurit. Me qeleshe në kokë dhe me flamujt kombëtar, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit për të kthyer këtë shesh në një terminal autobusësh.

Protesta është thirrur nga shoqëria civile, të cilët kanë kërkuar transparencë për këtë projekt, duke pretenduar se po dëmton jo vetëm historinë e qytetit por të gjithë Vlorës. Me megafon në dorë, qytetarët kanë dalë dhe kërkojnë që tërheqjen nga projekti.

“Kemi ardhur këtu që me shpresë të Zotit, të çlirojmë këtë shesh nga zaptimi. Sot është një ditë e zezë për Shqipërinë, 7 prilli i pushtimit fashist dhe pikërisht sot po vijmë të çlirojmë sheshin nga shqiptarët. Po luftojmë kundër njëri-tjetrit. Kur fyen sheshin e kombit, fyen të gjithë shqiptarinë,” tha një prej protestusve.

Aty është një gërmadhë e vërtetë, shikoni si është aty, kjo është zhdukja e historisë së një kombi. Kam ardhur në këtë tubim paqësor për të protestuar sepse këtu jemi mbledhur çdo 28-nëntor dhe ky projekt po na shqetëson sepse është një ndërhyrje shumë e gabuar. Nuk na kanë pyetur fare,” tha një tjetër protestues.

Qytetarët thonë se asnjëherë nuk janë pyetur apo konsultuar për të gjithë ndryshimin që po i bëhet sheshit të Flamurit, ndërkohë që përveç aspektit historik janë të shqetësuar edhe lidhur me ndikimin që do të ketë në trafikun e qytetit gjatë verës ky projekt. Ndërsa, kryeministri Edi Rama për këtë protestë ka akuzuar opozitën se e ka organizuar kundër urbanizimit të këtij qytetit.

Protestuesi-Ramës: Na e more shpirtin, vetem të shkatërrosh di

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne vlore sheshi i flamurit ne vlore proteste ne vlore sheshi i flamurit ne vlore

Sondazh

Poll