Aktualitet

Zhduket e gjendet brenda pak orëve kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës: U zura me burrin

7 Prill 2022, 09:27 Nga DOSJA
Zhduket e gjendet brenda pak orëve kryesekretarja e Gjykatës së

LEZHË– Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku është zhdukur dhe është gjetur brenda pak orëve. Denoncimi në ambientet e komisariatit është kryer nga bashkëshorti i saj oficer tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, Oltion Marku. Nëna e dy fëmijëve është larguar nga banesa ditën e djeshme, e që nga ajo kohë nuk ka pasur kontakt me asnjë të afërm. 

Dyshohet se gruaja të jetë larguar nga banesa për shkak të konflikteve në familje, mirëpo nuk përjashtohen as pistat e tjera. Nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë është regjistruar procedimi penal për këtë rast dhe nën drejtimin e Prokurorisë u kryhen veprime që bënë të mundur gjetjen e kryesekretares. Ajo është shoqëruar në polici dhe është marrë në pyetje. Para grupit hetimor, Marku është shprehur se arsyeja e largimit të saj nga banesa kanë qenë debatet që ka pasur me të shoqin, Oltion Leka. Ndërkohë që ka theksuar se është kthyer në shtëpi kur e ka marrë vesh në media se po e kërkonin. Marku shton se këto orë i ka kaluar në një hotel në Lezhë.

Marku punonte prej vitesh në gjykatën e Lezhës, ndërsa së fundmi kishte fituar një vend pune si OPGJ në Prokurorinë e Lezhës dhe brenda pak ditësh pritej të transferohej.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Iku nga shtëpia, kryesekretarja: Isha në hotel se u zura me burrin, pashë lajmet e u ktheva

Gjendet në Lezhë kryesekretarja e Gjykatës, burri e deklaroi të zhdukur

Denoncoi zhdukjen e bashkëshortes në Lezhë, i shoqi mbahet prej orësh në komisariat

Zhdukja e kryesekretares në Lezhë! Prokuroria regjistron procedim penal, nisin hetimet

Zhdukja e kryesekretares në Lezhë! FOTO, bashkëshorti e kërkon, kjo është nëna e 2 fëmijëve

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata lezhe klaudia marku lezhe zhduket klaudia marku gjykata lezhe klaudia marku lezhe zhduket klaudia marku

Sondazh

Poll