Aktualitet

Aksident në Pogradec, autobusi përplas 12-vjeçarin

7 Prill 2022, 15:11 Nga DOSJA
Aksident në Pogradec, autobusi përplas 12-vjeçarin

POGRADEC– Një 12-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Pogradec-Gështenjas, në afërsi të Lumit të Vërdovës. Sipas njoftimit të policisë, mjeti tip autobus, me drejtues Xh. M., banues në Pogradec, ka aksidentuar të miturin 12-vjeçar.

I plagosuri është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë Pogradec: Jemi njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të Lumit të Vërdovës, mjeti tip autobus, me drejtues shtetasin Xh. M., banues në Pogradec, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, banues në Pogradec, i cili u dërgua në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikun për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në pogradec pogradec aksident në pogradec pogradec

Sondazh

Poll