Aktualitet

Protestuesi-Ramës: Na e more shpirtin, vetem të shkatërrosh di

7 Prill 2022, 16:06 Nga DOSJA
Protestuesi-Ramës: Na e more shpirtin, vetem të shkatërrosh di

VLORË- Një protestues ditën e sotme në Vlorë ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është vetëm për të shkatërruar dhe për asgjë tjetër. Gjatë protestes së sotme kundër prishjes së sheshit të Flamurit, qytetari nga Tepelena tha se Rama di vetëm tu prishin njerëzve shtëpitë.

“Na mori shpirtin, na mori katandinë. Këtu më ke Edi Rama, unë jam Luan Pera nga Mallakastra. Ti je një pikturaxhi, vetëm të pikturosh dhe të shkatërrosh di. Nuk bën asgjë, po u prish njerëzve shtëpi e katandi, por Zoti nuk do të japë mbarësi,” tha një protestues.

Ndërkohë që një tjetër ka shtuar se sheshi duhet që të kthehet në identitet dhe që të bëhet transparencë për çdo lloj investimi.

“Të prishet menjëherë kjo katrahurë që ka bërë këtu. Sheshi të kthehet në identitet. Të bëhet transparencë për çdo lloj investimi. Ky e ka vetëm me frikë mor vëllezër, se këtij arsyeja i është bërë fushë. Frika e tij tanimë është që mos të bëhemi shumë protestues këtu. Ky nuk është i vetmi maskara që i ka bërë këto të zeza. Nuk mbaron me kaq, ta dijë kryeministri që kemi, që po i themi kryeministër për etikë,” tha një tjetër protestues.

Prishja e sheshit të Flamurit, me simbolet kombëtare qytetarët në Vlorë dalin në protestë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne vlore sheshi i flamurit ne vlore proteste ne vlore sheshi i flamurit ne vlore

Sondazh

Poll