Bota

Australia: Sanksione të reja ndaj 67 zyrtarëve rus, përfshirë edhe zëvendëskryeministrin

7 Prill 2022, 09:30 Nga DOSJA
Australia: Sanksione të reja ndaj 67 zyrtarëve rus,

AUSTRALI- Australia zbuloi sanksione të reja ndaj 67 zyrtarëve rusë të enjten. Sipas CNN, në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Australisë duke e çuar numrin e përgjithshëm të “individëve dhe subjekteve” të sanksionuar që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë në afro 600 sanksione.

Sanksionet e fundit synojnë biznesmenë të shquar rusë, si dhe zyrtarë të lartë ushtarakë dhe qeveritarë, duke përfshirë zëvendëskryeministrin Dmitry Grigorenko, Ministrin e Ekonomisë Maxim Reshetnikov dhe politikanin e lartë rus Alexander Babakov.

Midis atyre në listat e fundit është edhe gjeneral-koloneli Mikhail Mizintsev, përgjegjës për sulmet ndaj “civilëve të pafajshëm” dhe për bombardimin e teatrit në Mariupol.

“Ky raund i fundit i sanksioneve pason shfaqjen e provave të krimeve të luftës të kryera nga Rusia në Bucha dhe qytete të tjera përreth Kievit. Australia i dënon këto mizori në termat më të ashpër të mundshëm,”- thuhej në deklaratë. 

Ndërkohë Ministrja e Jashtme Marise Payne tha për radiostacionin lokal australian 2GB se jemi krenarë që po e mbështesim Ukrainën.

“Tmerri është pothuajse i papërshkrueshëm dhe ne e shohim atë çdo ditë. Por unë mendoj se australianët mund të jenë krenarë për përpjekjet që vendi ynë po bën për të mbështetur Ukrainën,”- tha Payne.

LAJMI KRYESOR: 6 javë nga lufta në Ukrainë/ Masakër në Maripuol, 5 mijë të vrarë, Boychenko: Si Auschwitz

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi marise payne lufta ukraine-rusi marise payne

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2022, 09:36

FOTO/ Tanket çeke nisen drejt Ukrainës

UKRAINË-Ministrja e Mbrojtjes, Jana Cernochova, ka njoftuar të martën se Republika Çeke po dërgon tanke të cilësuara si “pajisje ushtarake të rëndës...