Aktualitet

Zhdukja e kryesekretares në Lezhë! Prokuroria regjistron procedim penal, nisin hetimet

7 Prill 2022, 10:49 Nga DOSJA
Zhdukja e kryesekretares në Lezhë! Prokuroria regjistron procedim

LEZHË– Klaudia Marku, kryesekretare në Gjykatën e Vlorës ka humbur kontaktet me familjen, ndërsa policia ka nisur kërkimin për gjetjen e saj. Denoncimin e ka bërë bashkëshorti i saj. Dyshimet janë se 34-vjeçarja është larguar për probleme familjare, por nuk përjashtohen as pista të tjera. Ajo punonte prej vitesh në gjykatën e Lezhës, ndërsa së fundmi kishte fituar një vend pune si OPGJ në Prokurorinë e Lezhës dhe brenda pak ditësh pritej të transferohej.

NJOFTIMI:

Më datë 06.04.2022, rreth orës 23:00, ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe më pas ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, shtetasi O. Marku., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin nga banesa, të bashkëshortes së tij, shtetases Klaudia Marku., 34 vjeçe. Menjëherë, pas administrimit të kallëzimit, është bërë shpallja e kërkimit policor e kësaj shtetaseje dhe vijon puna për gjetjen e saj. Gjithashtu, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë është regjistruar procedimi penal për këtë rast dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen veprime hetimore intensive, për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të largimit nga banesa.

LAJMI KRYESOR: Zhduket kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës! Bashkëshorti kërkon ndihmë për gjetjen e saj

(a.b_/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet zhduket klaudia marku zhduket klaudia marku

Sondazh

Poll