Bota

Trump: Nuk i fitova zgjedhjet, sepse ato ishin të manipuluara

7 Prill 2022, 11:36 Nga DOSJA
Trump: Nuk i fitova zgjedhjet, sepse ato ishin të manipuluara

SHBA- Ish-presidenti Trump pranoi para një paneli historianësh se ai “nuk i fitoi zgjedhjet” të martën, duke u thënë atyre se një mori e tërë armiqsh të SHBA-së ishin më të lumtur kur panë Biden të vinte në detyrë. 

Sipas Daily Mail, Trump zhvilloi biseda me 22 autorë, kryesisht gazetarë, të cilët shkruanin libra për presidencën e tij. Trump gjatë bisedës në Zoom ka thënë se ai nuk ishte një president i dështuar me një mandat, si Herbert Hoover apo Jimmy Carter, por dikush që i kishin vjedhur fitoren.

Që nga viti 2020 ai ka pretenduar se në fakt fitoi, por zgjedhjet iu vodhën. Ai tha se Moon Jae In i Koresë së Jugut ishte një nga liderët botërorë më të lumtur që pa Biden mori detyrën, sepse ai kishte arritur një marrëveshje për të detyruar Korenë e Jugut të paguante më shumë për mbrojtjen e saj. Irani, Kina dhe Rusia ishin gjithashtu të lumtura që panë Biden të merrte detyrën. 

“Duke mos fituar zgjedhjet, Moon ishte njeriu më i lumtur, do të thosha, me radhë, Kina ishte ose jo, Irani ishte më i lumturi. Moon do të paguante 5 miliardë dollarë në vit. Por kur nuk fitova zgjedhjet, ai duhej të ishte më i lumturi, ndoshta do ta vlerësoja Korenë e Jugut të tretën ose të katërtin më të lumturin. Askush nuk ishte më i ashpër ndaj Rusisë se unë”- tha Trump.

Trump këmbënguli se trazirat e 6 janarit në Kapitol nisën si një “miting paqësor” që ishte “plot dashuri” dhe njerëz që besonin se zgjedhjet ishin vjedhur. Ai pretendoi se kishte mbajtur një fjalim shumë modest, shumë paqësor dhe presidencial në tubimin Save America. Ai pretendoi se grupe të aktivistëve të krahut të majtë Antifa dhe Black Lives Matter kishin infiltruar në tubim dhe nuk u ndaluan nga Policia e Kapitolit, kur ndodhën gjëra të këqija. 

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll