Bota

Zëdhënësi i presidentit: Zelenskyy do të takohet të premten me Ursula von der Leyen

7 Prill 2022, 11:17 Nga DOSJA
Zëdhënësi i presidentit: Zelenskyy do të takohet të

UKRAINË- Zëdhënësi presidencial ukrainas Sergei Nikiforov ka thënë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të takohet me shefen e Komisionit Europian Ursula von der Leyen të premten.

“Nuk mund t’ju them orën e saktë për arsye sigurie. Por diku gjatë ditës, presidenti i Ukrainës do të takohet me Ursula von der Leyen,”-tha Nikiforov.

Sipas CNN, të martën zëdhënësi Eric Mamer ka thënë se Von der Leyen dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, do të takohen me Zelenskyyn në Kiev këtë javë.

Ai nuk ka specifikuar se në cilën ditë do të zhvillohet takimi. Zelenskyy ka bërë takime me liderët globalë javët e fundit, duke kërkuar vendosjen e sanksioneve më të ashpra dhe hetime për krimet e luftës ndaj Rusisë.

LAJMI KRYESOR: 6 javë nga lufta në Ukrainë/ Masakër në Maripuol, 5 mijë të vrarë, Boychenko: Si Auschwitz

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi ursula von der leyen lufta ukraine-rusi ursula von der leyen

Sondazh

Poll