Bota

PROFILI: Njihuni me snajperisten ukrainase “Zonja Vdekje”, po i tmerron rusët

7 Prill 2022, 09:11 Nga DOSJA

UKRAINË- Një grua 41-vjeçare ukrainase, është cilësuar si një heroinë kombëtare pasi ajo lufton për vendin e saj. Gruaja snajperiste e koduar “Charcoal” ka marrë krahasime me një ushtare legjendare të Luftës së Dytë Botërore me nofkën “Zonja Vdekja”. Ushtria ukrainase ka publikuar imazhe të saj, me fytyrën e saj të mbuluar pjesërisht për të maskuar identitetin e saj. Sipas Shethepeople, ‘Charcoal’ u zotua të ndëshkojë forcat e Moskës, ajo është shprehur se duhet ti largojnë rusët nga Ukraina.

“Ne duhet t’i nxjerrim të gjithë jashtë! Këta njerëz nuk janë qenie njerëzore. Edhe fashistët nuk ishin aq të poshtër sa këta. Ne duhet t’i mposhtim ata”, shtoi ajo.

Snajperistja e paidentifikuar iu bashkua forcave të armatosura të Ukrainës në vitin 2017, duke luftuar në lindje të vendit kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia. Pasi mori një pushim nga puna e saj në janar, snajperustja iu bashkua ushtrisë kur Rusia pushtoi vendin e saj më 24 shkurt.

LAJMI KRYESOR: 6 javë nga lufta në Ukrainë/ Masakër në Maripuol, 5 mijë të vrarë, Boychenko: Si Auschwitz

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi snajperistja “charcoal" lufta ukraine-rusi snajperistja “charcoal"

Sondazh

Poll