Bota

Kryeministri i Japonisë: Vrasja e civilëve ukrainas është një krim lufte

7 Prill 2022, 11:56 Nga DOSJA
Kryeministri i Japonisë: Vrasja e civilëve ukrainas është

JAPONI- Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida ka thënë se i ka kërkuar Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) të hetojë vrasjen e civilëve në rajonin e Kievit nga Rusia. Sipas CNN, ai tha se vrasja e civilëve të pafajshëm quhet si një krim lufte.

“Vrasja e këtyre civilëve të pafajshëm është një krim lufte dhe vendi ynë ka kërkuar që Gjykata Penale Ndërkombëtare ta hetojë këtë. Unë besoj se Rusia duhet të mbahet rreptësisht përgjegjëse,”- u tha Kishida gazetarëve.

Të hënën, Kishida shprehu tronditje dhe shqetësim në përgjigje të “mizorive të tmerrshme” të kryera kundër civilëve ukrainas në qytetin Bucha në periferi të Kievit. 

LAJMI KRYESOR: 6 javë nga lufta në Ukrainë/ Masakër në Maripuol, 5 mijë të vrarë, Boychenko: Si Auschwitz

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota fumio kishida lufta ukraine-rusi fumio kishida lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll