Bota

FOTO/ Tanket çeke nisen drejt Ukrainës

7 Prill 2022, 09:36 Nga DOSJA
FOTO/ Tanket çeke nisen drejt Ukrainës

UKRAINË-Ministrja e Mbrojtjes, Jana Cernochova, ka njoftuar të martën se Republika Çeke po dërgon tanke të cilësuara si “pajisje ushtarake të rëndësishme” në Ukrainë. Në foto duken tanket e vendosura mbi trena në një stacion në qytetin çek të Jihlava, me destinacion drejt Ukrainës.

Tanket janë të prodhimit sovjetik ose rus. Ministrat e jashtëm të NATO-s, janë mblodhur në Bruksel për bisedime mbi konfliktin, sekretari i përgjithshëm i aleancës së sigurisë NATO, Jens Stoltenberg nuk pranoi të hynte në detaje se çfarë lloj armësh po i ofronin aleatët Ukrainës. Megjithatë, Stoltenberg tha se ajo që po bëjnë vendet e NATO-s është “e rëndësishme” dhe gjithashtu përfshin sigurimin e “disa sistemeve më të rënda të kombinuara me sisteme më të lehta”. Republika Çeke, e cila si pjesë e Çekosllovakisë, ndërsa ka qenë dhe pjesë e Paktit të Varshavës dhe aleate me Bashkimin Sovjetik, u bashkua me NATO-n në 1999.

LAJMI KRYESOR: 6 javë nga lufta në Ukrainë/ Masakër në Maripuol, 5 mijë të vrarë, Boychenko: Si Auschëitz

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi republika ceke lufta ukraine-rusi republika ceke

Sondazh

Poll