Bota

“Liri a vdekje”, Zelenskyy në parlamentin grek: Ata që zgjedhin luftën humbin gjithmonë

7 Prill 2022, 10:45 Nga DOSJA
“Liri a vdekje”, Zelenskyy në parlamentin grek: Ata që

GREQI– Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy foli në Parlamentin grek dhe dërgoi një mesazh “liri a vdekje” duke u kërkuar grekëve të krijojnë shoqatën “Shoqëri Mike” të re, këtë herë në Greqi në vend të Odesës e krijuar gjatë Revolucionit të 1821, e cila do të ndihmojë në shpëtimin e Mariupolit.

Sipas mediave greke, në seancë ishin kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, presidentja e SYRIZA-s dhe ajo e Republikës, Katerina Sakellaropoulou. Në seancën e posaçme, të cilën kryetari i Kuvendit, Konstantinos Tassoulas e cilësoi historike, mori pjesë i gjithë grupi parlamentar i Demokracisë së Re dhe KINAL-it, ndërsa nga SYRIZA mungonin disa deputetë.

Zelensky i kërkoi parlamentit grek të “bëjë më shumë” dhe të përdorë “mundësitë e tij si anëtare e Bashkimit Evropian për të organizuar shpëtimin e Mariupolit”.

Zelenskyy e filloi fjalimin e tij duke iu referuar ngjarjeve në Mariupolit ku ndodhet dhe minoriteti më i madh grek.

Për më shumë se një muaj çdo mëngjes zgjohem dhe mendoj se çfarë po ndodh në këtë qytet martir. Kjo nuk ka ndodhur në një qytet tjetër për gjysmë shekulli. Ushtarët rusë po shkatërrojnë gjithçka në Mariupol, është puna e pilotëve rusë që mund të shihnin se çfarë po bëjnë,” tha ai.

Në vijim, Volodymyr Zelenskyy bëri shumë referenca për praninë e helenizmit në Ukrainë, duke e cilësuar bashkëjetesën me ukrainasit si mijëvjeçare. Sipas tij, përveç Mariupolit, Odesa kërcënohet gjithashtu nga trupat ruse, ajo është qendër e madhe e helenizmit dhe ministri i jashtëm grek dëgjoi zhurmën e tmerrshme të automatikëve, tha ai duke iu referuar vizitës së fundit të Nikos Dendias në Mariupol.

Përveç Mariupolit, kërcënohet edhe Odesa, një qendër tjetër e madhe greke. Pse Odessa është e qetë? Sepse ne arritëm t’i çonim barbarët rusë në një distancë relativisht të largët. Këto trupa u vranë në vende ku komuniteti grek, komuniteti hebre dhe komunitetet e tjera bashkëjetuan në mënyrë paqësore me ukrainasit.”-vijoi ai.

Më pas në video shfaqen dy emigrantë që po luftojnë në Ukrainë.

Një pjesë shumë e madhe e popullsisë së qytetit është greke. Qyteti është shkatërruar 90% nga nazistët rusë. Mijëra vdesin. Ju lutemi na ndihmoni. Qindra njerëz po vdesin nën ndërtesat e dëmtuara. Ne nuk kemi mundësi t’i shpëtojmë. Ju mund të ofroni ndihmë humanitare,” tha njëri prej tyre.

Më pas ai iu referua fillimeve të pranisë greke në Detin e Zi, duke theksuar se me Greqinë është përhapur dhe zhvillimi i krishterimit në disa vende.

“Në historinë e Ukrainës ne do të humbasim një pjesë të madhe të identitetit tonë, duke humbur dimensionin e sjellë nga kultura greke. Liri apo vdekje, thoshin revolucionarët tuaj, të njëjtën gjë themi edhe tani”, shtoi presidenti ukrainas.

LAJMI KRYESOR: 6 javë nga lufta në Ukrainë/ Masakër në Maripuol, 5 mijë të vrarë, Boychenko: Si Auschwitz

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota katerina sakellaropoulou lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy zelensky ne parlamentin grek katerina sakellaropoulou lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy zelensky ne parlamentin grek

Sondazh

Poll