Bota

Ukraina kërkon nga Perëndimi që të vendosë masa të forta ndaj energjisë ruse

7 Prill 2022, 06:29 Nga DOSJA
Ukraina kërkon nga Perëndimi që të vendosë masa të

Ukraina do të vazhdojë të kërkojë nga Perëndimi që të vendosë embargo në naftën dhe gazin e Rusisë, pasi ky shtet nisi pushtimin e Ukrainës, tha më 7 prill kryediplomati ukrainas.

Dmytro Kuleba po ashtu bëri thirrje që aleatët e NATO-s ta furnizojnë Ukrainën me avionë, sisteme të mbrojtjes, raketa dhe makina ushtarake.

“Ne do të vazhdojmë të insistojmë për masë të plotë mbi naftën dhe gazin”, tha ai për gazetarët, teksa foli përkrah sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

NATO sot vazhdon për të dytën ditë me radhë takimin me ministrat e Jashtëm të aleancës, ku po merr pjesë edhe kryedipomati ukrainas.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur një seri pakosh të sanksioneve. Uashingtoni ka ndaluar importet e energjisë ruse, por jo edhe BE-ja.

Marrë nga REL.

LAJMI KRYESOR: 6 javë nga lufta në Ukrainë/ Masakër në Maripuol, 5 mijë të vrarë, Boychenko: Si Auschwitz

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmytro kuleba dmytro kuleba

Sondazh

Poll