Bota

Tragjedi e dyfishtë në Itali/ Djali vret veten, nëna pëson infrakt kur e sheh të pajetë

7 Prill 2022, 08:18 Nga DOSJA
Tragjedi e dyfishtë në Itali/ Djali vret veten, nëna pëson

ITALI– Një tragjedi e dyfishtë ka ndodhur në një familje në provincën e Agrigento-s në Itali, ku u gjetën të vdekur nënë e bir. Një 52-vjeçar ka vendosur t’i japë fund jetës së tij, me një revole të mbajtur ligjërisht. Nëna, një pensioniste 83-vjeçare, u gjet e vdekur në dhomën ngjitur, pasi me shumë gjasa pësoi atak në zemër pasi pa të birin pa jetë.

Trupat e të dyve u gjetën nga djali tjetër i familjes, i cili njoftoi menjëherë instancat përkatëse, të cilat dalluan se trupi i 52-vjeçarit ishte ftohur. Ndërsa e moshuara ishte ende e nxehtë, shenjë evidente se ka pësuar një infarkt në zemër.

Marrë nga palermo.repubblica.it

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota itali itali

Sondazh

Poll