Bota

Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Na duhen më shumë armë nga NATO për të shpëtuar jetë

7 Prill 2022, 07:41 Nga DOSJA
Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Na duhen më shumë armë

UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës iu ka bërë thirrje vendeve të NATO-s për të ndihmuar forcat ukrainase kundër mizorive të trupave ruse. Sipas BBC News, përpara takimit personal me homologët e NATO-s, Dmytro Kuleba thotë se axhenda e tij është “e thjeshtë” dhe Ukraina ka besim se mënyra më e mirë për të mposhtur Rusinë është me më shumë mbështetje ushtarake.

Në një deklaratë për mediat pak para takimit, ai tha se pa furnizime të mjaftueshme armësh, Ukraina do humbë edhe shumë qytetarë të tjerë. Kuleba shton se sa më shpejt të mbërrijnë furnizimet, aq më shumë jetë do të shpëtohen nga mizoritë që forcat ruse bënë me qytetarët në Bucha.

“U bëj thirrje të gjithë aleatëve që të lënë mënjanë hezitimet e tyre, për t’i siguruar Ukrainës gjithçka që i nevojitet, sepse sado e çuditshme që mund të duket, sot armët i shërbejnë qëllimit të paqes,”– nga Kuleba.

Kuleba po takohet me homologët e tij të NATO-s në një samit në Bruksel, si pjesë e diskutimeve të tyre për mënyrën më të mirë për të armatosur Ukrainën kundër sulmeve të reja ushtarake ruse që priten në lindje të vendit.

LAJMI KRYESOR: 6 javë nga lufta në Ukrainë/ Masakër në Maripuol, 5 mijë të vrarë, Boychenko: Si Auschwitz

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmytro kuleba lufta ukraine-rusi dmytro kuleba lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll