Humbi gishtat dhe sytë… por jo shpresën për liri! Historia e gjyshes ukrainase
7 Prill 2022, 07:04Nga DOSJA
UKRAINË-Ndërkohë që lufta është në ditën e saj të 43-të shumë ukrainas kanë humbur jetën. Një nga ato që i bëri ballë kësaj lufte është edhe Antonina Budnyk, 60 vjeç, e cila humbi një këmbë, një sy dhe disa gishta. Sipas Sky news, 60-vjeçarja ndodhet e shtrirë në spitalin e qytetin verior të Chernihiv. Antonina Budnyk edhe pse e gjymtuar po jeton me shpresën që kjo luftë do të mbarojë dhe do i rikthehen normalitetit.
“Mendoj se do të jem mirë. Do të jem sërish e shëndetshme. Do të kërcej! Dhe Ukraina do të jetë vendi më i mirë!”-tha ajo.
Ajo është një nga qindra viktimat e mbetura të vdekura ose të plagosura pasi tanket ruse u përpoqën, por nuk arritën të kapnin këtë qytet, i cili qëndron afër kufirit të Ukrainës me Rusinë dhe Bjellorusinë. Ajo pësoi javë të tëra bombardimesh të rënda përpara se forcat ruse të tërhiqeshin disa ditë më parë, duke hequr një rrethim që i kishte detyruar banorët të struken në shtëpi dhe në spitale. Të mërkurën, megjithatë, pati sërish trafik në rrugët brenda dhe jashtë Chernihiv.
Chernihiv është qyteti më i madh ukrainas që u çlirua pasi u rrethua. Banorët shpresojnë se luftimet nuk do të kthehen, por trupat ruse thjesht janë tërhequr përtej kufirit dhe kanë ndaluar të qëllojnë në vend që të shpërndahen plotësisht.
Kancelari i Gjermanisë do të pengojë një fitore të Rusisë në luftë dhe është i gatshëm për furnizime të tjera me armë në Ukrainë. Duke folur në Bundestag Scholz...
UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës iu ka bërë thirrje vendeve të NATO-s për të ndihmuar forcat ukrainase kundër mizorive të trupave ruse. Sipas BBC New...
UKRAINË– Publikohet harta e re që tregon me detaje se cilat zona të Ukrainës janë nën kontrollin rus. Të gjitha zonat e verdha tregojnë praninë e for...
Tingulli i artilerisë ruse u bë më i fortë ndërsa ne udhëtonim drejt një pozicioni të vijës së parë të Ukrainës në Luhansk. Zhurma e granatimeve ndërthuret me s...
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, iu drejtua qytetarëve rusë me një video-mesazh. Në të Johnson tha se nuk beson se presidenti Putin vepron në e...
UKRAINË– Ushtria ukrainase ka shpërndarë një video me dron e cila tregon gjurmë tankesh në Pyllin e Kuq, një nga vendet më radioaktive në Tokë, në zo...
BRITANIA E MADHE- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka deklaruar se nuk beson, se gratë transgjinore duhet të konkurrojnë në ngjarjet sporti...