Bota

ME VIDEO- Forcat ruse hapin llogore në zonë shumë radioaktive pranë Çernobilit

7 Prill 2022, 08:17 Nga DOSJA
ME VIDEO- Forcat ruse hapin llogore në zonë shumë radioaktive

UKRAINË– Ushtria ukrainase ka shpërndarë një video me dron e cila tregon gjurmë tankesh në Pyllin e Kuq, një nga vendet më radioaktive në Tokë, në zonën e përjashtimit të Çernobilit.

“Video, komanda ruse urdhëroi ushtarët e saj të gërmojnë fortifikime pranë termocentralit bërthamor të Çornobilit në Pyllin e Kuq radioaktiv në mars 2022,“-shkroi ushtria ukrainase në Twitter, duke postuar edhe një video. Sipas BBC, pylli i Kuq është vetëm 500 metra larg kompleksit bërthamor të Çernobilit që gjithashtu u ‘prek’ nga shpërthimi i vitit 1986 dhe zjarri në reaktorin numër 4 të centralit bërthamor.

Video proof. russian command did order its soldiers to dig fortifications near the Chornobyl nuclear power plant in the radioactive Red Forest in March, 2022. Complete neglect of human life, even of one’s own subordinates, is what a killer-state looks like. pic.twitter.com/VLjNTaW3T3

— Defence of Ukraine (@DefenceU) April 6, 2022

Trupat ruse pushtuan Çernobilin në fillim të pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës ‘Energoatom’ tha se trupat ruse kishin hapur llogore në pjesën më të kontaminuar të zonës së përjashtimit të Çernobilit, duke marrë “doza të konsiderueshme” rrezatimi.

LAJMI KRYESOR: 6 javë nga lufta në Ukrainë/ Masakër në Maripuol, 5 mijë të vrarë, Boychenko: Si Auschwitz

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll