Art&Argëtim

Gjenden enë qeramike në Mirditë, Margariti: Do regjistrohen si pasuri kulturore

6 Prill 2022, 17:57 Nga DOSJA
Gjenden enë qeramike në Mirditë, Margariti: Do regjistrohen si

MIRDITË- Disa fragmente qeramike si dhe një enë qeramike e plotë janë zbuluar nga banorët e fshatit Kthellë në Mirditë. Këtë gjë e kanë bërë të ditur ministrja e Kulturës Elva Margariti me anë të një postimi në Instagram. Gjithashtu shkruhet se po bëhet procesi i pastrimit si dhe i regjistimit të saj si pasuri kulturore.

Postimi i Plotë:

Specialistët realizuan hulumtimin në terren të gjetjeve arkeologjike rastësore, pas njoftimit të dhënë nga banorët e zonës, pranë fshatit Kthellë në Mirditë, ku në sipërfaqe u konstatuan fragmente qeramike, bronzi, eshtrash etj. Po në sipërfaqe u gjet edhe një enë e plotë. Sipas studimeve paraprake rezulton se objekti i zbuluar është një enë qeramike me dy vegje vertikale, të zhvilluara mbi buzë, që daton i periudhës së hekurit. Specialistët pranë Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik pranë IKTK realizuan gjithë procesin e pastrimit dhe të restaurimit të enës, si edhe regjistrimin e saj si pasuri kulturore në “Regjistrin Kombëtar të Pasurive Kulturore”. Paskëtaj specialistët e IKTK po vijojnë punën për studimin e materialit.

 

 

A post shared by Elva Margariti (@elva.margariti)

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kulture kulture elva margariti elva margariti

Sondazh

Poll