Art&Argëtim

“Agron Llakaj më hoqi pa paralajmërim”/ Aktorja Eriselda Shllaku zbulon ç’ndodhi mes tyre

6 Prill 2022, 13:02 Nga DOSJA
“Agron Llakaj më hoqi pa paralajmërim”/ Aktorja Eriselda

TIRANË– Aktorja Eriselda Shllaku është një emër që dikur ka bërë xhiron e ekranit, si aktore, moderatore dhe modele. Sot ajo është më e tërhequr nga bota e medias, megjithatë nuk ka hequr dorë pasi projektet i ka të shumta.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Eriselda ka folur për të gjithë karrierën e saj ndër vite, duke u ndalur edhe në raste të veçanta, si përshembull kur është pushtuar nga puna në ‘Al’Pazar’ pa paralajmërim më herët. Sipas tij, arsyeja ishte mungesa e fondeve, ndërkohë që nuk i kursen edhe kunjat për Agron Llakajn.

“Fillimisht kam qenë në ‘Al’ Pazar’, aty nuk kam qenë e ftuar. Kam qenë aktore. Më erdhi një ftesë nga Agron Llakaj e ndjeva veten të privilegjuar, sepse unë Gonin e vlerësoj edhe si artist edhe si krijues. Pas një periudhe kohore erdhi edhe një vendim po nga Goni për të më larguar, një vendim i menjëhershëm, erdhi pa ndonjë paralajmërim. Gjëra që ndodhin, edhe pse unë u përpoqa, sepse kam dhënë më të mirën, duke çuar edhe skenare vetë. Ndërsa sa i përket ‘Portokallisë’ ka qenë tjetër gjë. Unë aty kam qenë e ftuar disa herë pasi lash ‘Al’Pazarin’. Tentativat aty po kanë qenë nga ana ime maksimale dhe përpjekjet për të qenë pjesë e grupit të “Portokallisë”. Kam çuar shumë skenare të mijat, nga pena shumë të mira shkruar për mua. Nuk e di pse nuk u bë më. Unë me Gonin kam pasur gjithmonë marrëdhënie korrekte pune, shumë të mira. Nga ana e Gonit më është dukur vetja e vlerësuar për sa kohë kam qenë aty dhe për mënyrën e komunikimit dhe për të gjitha. Pastaj një ditë të bukur kur nisi sezoni tjetër, do vazhdonte edhe nja dy muaj edhe pak, Goni mori vendimin për mungesë fondesh e gjeti preteksin. Por në momentin kur erdhi përballja për mungesë fondesh, nuk e di pse më ra lapsi mua,”- u shpreh Shllaku.

(km/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz agron llakaj eriselda shllaku agron llakaj eriselda shllaku

Sondazh

Poll