Art&Argëtim

“Është gjëja më e natyrshme”, aktori Alain Delon kërkon ti japë fund jetës

6 Prill 2022, 11:21 Nga DOSJA
“Është gjëja më e natyrshme”, aktori Alain Delon

ZVICËR– Alain Delon, aktori me famë botërore që konsiderohej si mashkulli më i bukur në botë, nuk dëshiron të jetojë më dhe ka kërkuar që t’i nënshtrohet vetëvrasjes së asistuar ose e quajtur ndryshe eutanazisa.

Sipas mediave të huaja, Anthony Delon, djali i aktorit 86-vjeçar francez, tha në një intervistë për kanalin RTL se babai i tij i kishte kërkuar ndihmë për të bërë vetëvrasje të asistuar dhe se ai pranoi të ishte pranë tij në momentet e fundit.

Po, është e vërtetë, më pyeti”.-tha Anthony.

Pas deklarate të djalit të tij vetë Delon nxorri një njoftim publik ku konfirmonte dëshirën e tij dhe falenderoi të gjithë fansat dhe përkrahësit e tij.

Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë shoqëruar ndër vite dhe më kanë dhënë një mbështetje të madhe, shpresoj që aktorët e ardhshëm të gjejnë tek unë një shembull jo vetëm në vendin e punës, por në jetën e përditshme, mes fitoreve dhe humbjeve. Faleminderit. Alain Delon ”, shkroi aktori në një deklaratë pasi djali i tij raportoi qëllimin e tij për të bërë vetëvrasje të asistuar.

Delon mund t’i nënshtrohet vetëvrasjes së asistuar, e cila nuk është e ligjshme në Francë, falë vendbanimit të tij në Zvicër. Ai e ka shprehur dëshirën e tij edhe më herët ku e ka konsideruar eutanazinë si gjëja më logjike dhe e natyrshme.

Eutanazia është gjëja më logjike dhe më e natyrshme për të bërë. Nga një moshë dhe kohë e caktuar, ne kemi të drejtën të largohemi paqësisht nga kjo botë pa mbështetjen e një spitali apo pajisje për mbështetjen e jetës,” tha Alain Delon në një intervistë në 2021.

Në 2019 Delon, pësoi goditje të shumta dhe një hemorragji cerebrale. Që atëherë, 86-vjeçari mësohet se ka qenë i kufizuar fizikisht. Delon nuk e ka kapërcyer vdekjen e gruas së tij Nathalie Delon (Francine Canovas) në 2021 dhe kur ishte shumë e sëmurë, Nathalie kërkoi t’i nënshtrohej eutanazisë, por nuk mundi ta bënte këtë për shkak të ligjeve të Francës dhe përfundimisht vdiq nga kanceri i pankreasit.

Alain Delon,njihet për rolet e tij në filmat: “The Swimming Pool”, “In Full Sun”, “Rocco and His Brothers”(1960), “Eclipse”(1962) dhe “The Leopard” (1963), nga Luchino Visconti, një nga filmat e tij më të famshëm.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz alain delon anthony delon eutanazia alain delon anthony delon eutanazia

Sondazh

Poll