Art&Argëtim

‘Eksperiencë intensive’/ Balina Bodinaku flet për BBV: Situata me Fifin ishte e vështirë

6 Prill 2022, 17:06 Nga DOSJA
‘Eksperiencë intensive’/ Balina Bodinaku flet për BBV:

TIRANË- Opinionistja e Big Brother VIP, Balina Bodinaku ka treguar eksperiencën e saj në atë ‘Reality Show’ . Në një emision në Ora News, Bodinaku tha se situata më e komentuar atëherë ishte kur këngëtares Filoreta Raçi, i ra të fikët. Ajo u shpreh se ai moment ka qenë shumë i vështirë, pasi bëhej fjalë për shëndetin e një personi.

“Më e komentuara nga të gjitha është situata me Fifin, sepse ishte një situatë shumë më delikate sepse kapërcente lojën. Kapërcente komentet dhe situatat sado të vështira që mund të krijoheshin për hir të lojës sepse përfshihej një kondicion fizik, përfshihej shëndeti. Bëhej fjalë për shëndetin e një personi, kështu që ishte një situatë e vështirë… edhe më e vështirë nga ç’është reflektuar në ekran. Isha në debat direkt me të kur kjo gjë ndodhi dhe ishte e paevitueshme që të pyesja veten ose ta vija edhe në dyshim në momente të caktuara nëse kisha thënë diçka më shumë apo mos isha bërë unë shkak i asaj situate. Por, ok kaloi… gjithçka ka qenë transparente ka ndodhur direkt,” tha Bodinaku.

Ajo gjithashtu ka thënë se eksperienca e saj si opinioniste ishte e papritur për të, por gjithashtu se i hapi disa dritare.

“Ishte shumë komplekse në fakt, në radhë të parë ishte shumë e papritur edhe për mua dmth në qoftë se kishte një gjë që unë nuk e kisha menduar kurrë që do ta kisha bërë ishte pikërisht ky pozicion. Ende sot e kësaj dite nuk e di se di u gjenda, pse u gjenda, ja ku jam sot që po flas për Big Brotherin. Ishte shumë komplekse si eksperiencë, ishte shumë internsive, ishte e dhunshme në disa aspekte. Por që edhe më hapi disa dritare drejt një bote që në fakt kish evituar ta shikoj se nuk e njihja aq mirë,” tha ajo.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz balina bodinaku big brother vip balina bodinaku big brother vip

Sondazh

Poll