Art&Argëtim

Hailey Bieber: Nuk jam shtatzënë më lini të qetë

6 Prill 2022, 08:59 Nga DOSJA
Hailey Bieber: Nuk jam shtatzënë më lini të qetë

SHBA- Modelja Hailey Bieber ka hedhur poshtë aludimet mbi një shtatzëni të supozuar nga fansat e saj.Modelja është bashkëshortja e yllit të muzikës ndërkombëtar Justin Bieber.

Sipas CNN, Bieber mori pjesë në Grammy me bashkëshortin e saj, i cili ishte në garë për tetë çmime. Ajo kishte veshur një fustan sateni të gjerë dhe menjëherë pas daljes së saj në tapetin e kuq filluan aludimet nga fansat e saj se mos modelja po përpiqej të fshihte barkun e rrumbullakosur. Hailey Bieber përmes një postimi në Instagram e mohoi lajmin.

 “Nuk jam shtatzënë më lini të qetë,”-tha Hailey.

Së fundmi, Bieber ka postuar në Instagramin e saj se është shtruar në spital pasi ka përjetuar një mpiksje gjaku në tru.

“Isha ulur në mëngjes me bashkëshortin tim kur fillova të kisha simptoma si goditje në tru dhe u dërgova në spital. Ata zbuluan se kisha pësuar një mpiksje gjaku shumë të vogël në trurin tim, gjë që shkaktoi një mungesë të vogël oksigjeni. Por trupi im e kishte kaluar vetë dhe u shërova plotësisht brenda pak orësh”-tha ajo.

Justin dhe Hailey Bieber janë ndër çiftet e njohura më të komentuar. Çifti e kurorëzoi lidhjen e tyre me një ceremoni martesore luksose në vitin 2019.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz hailey bieber justin bieber hailey bieber justin bieber

Sondazh

Poll