Aktualitet

RAPORTI i AMP/ Qytetarët: Policia Rrugore më e korruptuara!

6 Prill 2022, 16:02 Nga DOSJA
RAPORTI i AMP/ Qytetarët: Policia Rrugore më e korruptuara!

TIRANË- Në tre muajt e parë të vitit një numër i lartë ankesash janë depozituar pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Ankesat më të shumta janë për policinë rrugore dhe sektorin e rendit. 221 ankesa janë trajtuar nga Sgjencia për patrullën e përgjithshme, ndërsa pasohet nga policia rrugore me 142 raste dhe 105 sektori i hetimit të krimeve.

Shumë qytetarë janë ankuar për shoqërimet në protestat kundër rritjes së çmimeve. Sipas tyre efektivët kanë kryer arrestime të padrejta. Gjatë tre muajve, janë kryer 39 referime në prokurori për 67 punonjës të Policisë së Shtetit dhe tre të Gardës së Republikës. 12 punonjës policie dhe tre të Gardës së Republikës u arrestuan me vendim gjykate, bashkë me 22 persona të tjerë.

Arrestimet janë për korrupsion por dhe për shpërdorim detyre siç është rasti i komisariatit nr.5 në Kamëz, ku nga zjarri humbi jetën një i paraburgosur 26-vjeçar. Sipas të dhënave që Klan News disponon, janë shpallur në kërkim edhe 7 të tjerë, ndërsa në total janë kryer 1109 telefonata lidhur me punën e policisë, gardës dhe zjarrfikësve.

Marrë nga Tv Klan

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet amp policia rrugore amp policia rrugore

Sondazh

Poll